Tisa Tours - Agjensi Udhetimesh

Tisa Tours – Agjensi Udhetimesh

Dubrovnik

.

Dubrovnik – Udhëtim Turistik 3 netë – 4 ditë

.

Dita e parë: Nisja nga Tirana në orën 06:00. Udhëtimi me autobuz komod drejt Malit të Zi nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës . Nisja drejt qytetit të Budvës. Ndalesë përreth një orë për të shijuar bukuritë e këtij qyteti. Vazhdimi i rrugës drejt Dubrovnikut nëpërmjet gjirit të Kotorrit ( Kamenarë). Mbërritja dhe akomodimi në hotel, Më pas shëtitje në qytet. Darka në hotel. Pas darke vajtje në një nga diskot e qytetit.

Dita e dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë e qytetit të vjetër apo Raguzës siç quhet ndryshe ,ku ndër të tjera do vizitohet kalaja, manastiri françeskan, farmacia më e vjetër në ballkan, pallati i rektorëve etj. Pasdite shëtitje e lirë ose opsionale shëtije me anije. Darka në hotel. Pas darke vajtje në një nga pub-et e qytetit.

Dita e tretë: Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisja drejt pikës turistike të Stonit, ku rrugës do vizitohet dhe kopështi botanik i quajtur Arboretum.. Kthimi në Dubrovnik. Pasdite kohë për shooping në një nga supermarkatat më të mëdha të qytetit. Darka në hotel.

Dita e katert: Mëngjesi në hotel.. Nisja drejt Shqipërisë. Rrugës vizitë e qytetit të Caftatit, ku do të ndalohet përreth një orë. Me pas vazhdimi i rrugës ku në varësi të kohës ndalesa në Tivat, Tivar etj. Mbërritja vonë në Tiranë.


Në çmim përfshihet

  • viza kroate
  • udhetimi me autobuz komod
  • shoqeruesi per te gjitha ditet e qendrimit
  • guida dhe hotelet me 3* me mengjes dhe darke.

Në çmim nuk përfshihet

  • drekat
  • biletat e hyrjes neper muzeume
  • bakshishe te ndryshme
  • cdo gje e papermendur ne piken me siper.