Tisa Tours - Agjensi Udhetimesh

Tisa Tours – Agjensi Udhetimesh

Rreth Shqiperise

.

Shqiperia (Albania)

.

Zyrtarisht Republika e Shqiperise eshte nje shtet i pavarur ne Europen Juglindore, qe shtrihet ne perendim te gadishullit te Ballkanit.Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38′ dhe 42 grade e 39′ te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16′ te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.Siperfaqja e pergjithshme 28.748 km katrore.Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km – kufi tokesor, 316 km – kufi detar, 48 km – kufi lumor dhe 73 km – kufi liqenor.

Kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Republikën e Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë Ngushticës së Otrantos. Nje pjese e vogel e relievit kryesisht ne perendim eshte fushor dhe pjesa me e madhe  karakterizohet nga nje reliev kodrinor, malor dhe mjaft I thepisur. Maja me e larte arrin 2.753 m.

Shqiperia ka nje klime pergjithesisht mesdhetare. Per shkak te relievit te saj malor dhe mjaft te thyer ne lindje, daljes ne detin Adriatik dhe Jon ne perendimi Shqiperia ka nje vecori te madhe zonash klimatike ne krahasim me siperfaqen e saj te vogel. Keshtu qe, si ne ultersiren perendimore ashtu edhe ne pjesen me malore te vendit klima varion shume nga Veriu ne Jug. Vendet e ulta karakterizohen nga nje dimer I bute me nje temperature mesatare prej 7°C ne dimer dhe 24°ne vere, ndersa rajonet e larta nga nje dimer I ashper dhe I lagesht me temperatura qe shpesh shkojne poshte 0°. Nderkohe qe ne Jug te vendit temperaturat jane pergjithesisht 5° me te larta gjate gjithe vitit.

Shqipëria ka mbi 3,5 milion banorë, prej të cilëve mbi 700 mijë banojnë në kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme, Tiranën. Qytetet kryesore jane Durresi, Shkodra, Vlora, Korca, Elbasani, Gjirokastra.

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane.