Tisa Tours - Agjensi Udhetimesh

Tisa Tours – Agjensi Udhetimesh

Rreth Vlores

.

Vlore

.

Vlora shtrihet ne pjesen jug-perendimore te Shqipërise, gjatë fundit jugor të detit Adriatik, dhe pjesës veriore të detit Jon. Ndodhet 135 km larg kryeqytetit të vendit, Tirana, vetëm 72 km në perëndim, e ndajnë nga Italia (Kanali i Otrantos), dhe 123 km, në jug me Greqinë (Ishulli i Korfuzit). Vlora eshte nje qender e rendesishme tregtare dhe detare ne Shqiperi.

Vitet e fundit ka patur nje zhvillim te madh turizmi, duke u shoqëruar ky zhvillim me ndërtimin e shumë hoteleve, restoranteve, plazheve. Sot, Vlora është një qëndër e rëndësishme turistike, kjo fal klimes, mjedisit të këndshëm bregdetar dhe pozites gjeografike. Deti ofron te gjitha llojet e plazheve, nga ai ranor tipik per plazhet e Adriatikut te ai shkembor karakteristike i Jonit. Vlora eshte dhe qyteti qe ka pritur me shume turiste te huaj nga viti 2007.

Në Vlorë ndodhet i vetmi gadishull i Shqiperisë, Karaburuni, me gjatesi 16 km, gjeresi 3-5 km, me siperfaqe 62 km². Gadishulli i Karaburunit njihet që në lashtësi për pasuritë natyrore (mermeri i famshëm), pasuritë pyjore (valanidhi), pasuritë historiko arkeologjike si dhe rezervatin e pasur me derra të egër.

Gjithashtu, 17 km larg portit të Skelës, Vlorë, dhe 9 km nga Treporti, Vlorë, ndodhet ishulli i Sazanit. Maja e tij më e lartë është 342 metra. Ishulli i Sazanit ka siperfaqe 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi 12 km, me përbërje shkëmbore monolitike.

Vlora eshte nje qytet me klime mesdhetare. Ne fakt eshte qyteti me me shume dite me diell ne Shqiperi, ku numerohen mesatarisht 266 dite me diell ne vit. Klima karakterizohet nga nje vere e nxehte dhe nje dimer i bute dhe i lagesht.

Vlora eshte nje nga qytetet me antike ne Shqiperi themeluar ne shek. VI para Krishtit. Qyteti ka qene nje nga portet e Perandorise Romake, kur bente pjese ne Epirin e Ri. Ne shek. VI u be dioqeze e Patriarkatit te Romes deri sa ne vitin 733 ju bashkua Patriarkatiti te Kostandinopojes ashtu si gjithe Iliria lindore. Ne vitin 1345 Vlora u pushtua nga mbreteria e Serbise dhe me pas ne 1464 i kaloj Perandorise Osmane dhe pasi kaloj nen venezianet ne 1690 ju kthye perseri turqve ne 1691. Ne vitin 1851 u godit nga nje termet i fuqishem.Ismail Qemali shpalli pavaresine e Shqiperise pikerisht ne Vlore me 1912, gjate Luftes se Pare Ballkanike. Vlora u be kryeqyteti i pare i Shtetit Shqiptar, derisa u pushtua nga Italia ne 1914 dhe ngeli nen Italine Fashiste deri ne 1920. Italia pushtoi perseri Vloren ne 19914 dhe ngeli nen Italine Fashiste deri ne 1920.randorise OsmaneKostandinopojes ashtu si gjith39 dhe me pas u pushtua nga nazistet deri ne 1944.

Qender tregtare dhe nje nga portet kryesore, Vlora ka zhvilluar vecanerisht sektorin e peshkimit dhe ate industrial. Territori ofron rezerva te naftes, gazit natyror, bitumit, dhe kripes. Ne sektorin agrar qyteti ka nje rol domethenes ne prodhimin e ullirit dhe frutave te ndryshme.