Tisa Tours - Agjensi Udhetimesh

Tisa Tours – Agjensi Udhetimesh

Budapest – Vjene

budapest

.

Udhetim ne Budapest dhe Vjene, 6 Dite – Vetem €599 Budapest Vjene

.

Dita e parë, 26 Tetor 2010: Fluturimi për në Budapest. Pritja nga përfaqësuesi ynë në Aeroportin e Budapest-it. Transfertë Aeroport – Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e dytë, 27 Tetor 2010: Mëngjesi në Hotel. Vizitë me autobus komod dhe guide hungareze në dispozicion, ku do të vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Fjetje në Hotel.

Dita e tretë, 28 Tetor 2010: Mëngjesi në Hotel. Paradite transfertë nga Budapesti në Heviz me autobuz. Udhëtimi zgjat 2 orë pa ndalesa. Mbrritja, Sistemimi në hotel. Liqeni i Hevizit është Liqeni më i madh dhe më i famshëm termal në Europe, 47500 m2. Pasdite Banjo në Ujrat Termale të Liqenit. Darka dhe Fjetja në Hotel.

Dita e katërt, 29 Tetor 2010: Mëngjesi ne Hotel. Paradite transfertë nga Hevizi në Vjenë me autobuz. Udhëtimi zgjat 3 orë pa ndalesa. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel. Pasdite, vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor. Fjetje në Hotel.

Dita e pestë, 30 Tetor 2010: Mëngjesi ne Hotel. Paradite, Vizitë në një nga monumentet më të rëndësishem të Vienes, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Më pas vazhdon vizita ne kopshtin zoologjik të qytetit i cili është një nga kopshtet zoologjik më të vjetër të botës ( 1752 ). Pasdite, vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Fjetje në Hotel.

Dita e gjashtë, 31 Tetor 2010: Mëngjesi ne Hotel. Paradite, të lirë për Shopping. Pasdite transfertë për në aeroportin e Budapestit. Udhëtimi zgjat 2 orë e 30 minuta pa ndalesa. Fluturimi për në Shqipëri.

MË SHUMË DETAJE:

Në pagesën 599 Euro përfshihen:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobuz.
  • Akomodim në hotel me 3 yje.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit dhe Darka në Hotel në Liqenin e Hevizit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.

Në pagesë nuk janë përfshirë:

  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Pagesa e Vizave.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.