Tisa Tours - Agjensi Udhetimesh

Tisa Tours – Agjensi Udhetimesh

Rio De Janeiro

.

Udhetim me Charter ne Rio De Janeiro, Brazil Rio De Janeiro

.

Dita e parë, 25 Tetor 2010: Fluturimi Tiranë – Rio De Jazneiro, Brazil. Nisja nga Tirana në ora 6.00. Ndalesë për Furnizim me karburant 30 minuta në Ishujt Kanarie dhe Natal Brazil. Mbrritja në Aeroportin e Rio De Janeiros. Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e dytë, 26 Tetor 2010: Mëngjesi në Hotel. Vizitë me guidë lokale në Malin Sugar Loaf, simboli i qytetit. Vizita fillon me një shëtitje panoramike në qendrën e qytetit, ku shikohen: Sambadrome (sheshi ku behet parada e Karnavaleve), Katedralja Metropolitane, Sheshi Cinelandia, ku ndodhen Teatri Bashkiak, Biblioteka Kombëtare, Muzeu Kombëtar i Arteve. Vazhdohet në Parkun Aterro de Flamengo. Ngjitja behet me dy teleferikë. I pari ndalon në kodrën Urca, e lartë 215 metra, nga ku shikohet Gjiu Guanabara dhe ishujt e tij, Ura Rio-Nitero dhe Kodra Corcovado. I dyti ndalon në majën e malit Sugar Loaf i lartë 395 metra, nga ku shikohen plazhi Copacabana, kështjella Santa Cruz etj. Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e tretë, 27 Tetor 2010: Mëngjesi në Hotel. Vizitë me guidë lokale në Kodrën Corcovado. Vizita fillon në Lagunën e Lagoa Rodrigo de Freitas dhe me tren bëhet ngjitja në majë ku ndodhet një nga shtatë mrekullitë e botës, Statuja e Krishtit (Christ Redeemer), dhe nga ku shikohen pamjet spektakulare të qytetit të Rios dhe të zonave përreth. Kthimi në Hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e katërt, 28 Tetor 2010: Mëngjesi në Hotel. Vizitë me guidë në qytetin perandorak të Petropolis, qe ndodhet 60 km larg Rios. Ky qytet i themeluar nga gjemanët ka tërë kujtesën historike të Brazilit me ndërtesat dhe rrugët karakteristike të tij. Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e pestë, 29 Tetor 2010: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për Plazh.

Opsionale:

  • Vizitë gjithë ditën në Ishujt Tropikalë. Lundrim me Anijet Karakteristike Schooner në gjirin Sepetiba, drejt ishullit. Pas eksplorimit te gjithe bukurive natyrore në ishull dhe plazhit në Ishull, kthimi për në Hotel.
  • Samba Show me Darkë në Plataforma. Vajtja me autobuz. Fjetje në Hotel.

Dita e gjashtë, 30 Tetor 2010: Mëngjesi në Hotel. Të lirë për shopping. Pasdite vonë Transferta në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Ndalesë për Furnizim me karburant 30 minuta në Natal Brazil dhe Ishujt Kanarie.

Dita e shtatë, 31 Tetor 2010: Mbrritja në Tiranë.

MË SHUMË DETAJE: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe 1870 Euro

Në pagesë përfshihen:

  • Bileta e Avionit vajtje – ardhje
  • Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
  • Akomodimi në Hotel me 3 yje në Rio De Janeiro.
  • Mëngjezet në Hotel.
  • Shëtitjet me Autobuz sipas Programit.
  • Guida vendase në disa Shëtitje.
  • Tarifa e vizës së hyrjes në Brazil.

Në pagesë nuk përfshihen:

  • Drekat dhe Darkat
  • Turet Opsionale