Tisa Tours - Agjensi Udhetimesh

Tisa Tours – Agjensi Udhetimesh

Stamboll

.

Stamboll – Udhëtim Turistik neTurqi 3 netë – 4 ditë

.

Dita e parë: Nisja drejt aeroportit të Rinasit. Udhëtim me avion për në Stamboll. Sistemimi në Hotel. Mbasdite vizitë në “Carshine e Mbyllur” nën drejtimin e shoqëruesit tonë. Darka ne Hotel.
Mbas darke sipas dëshirës vajtje e organizuar ne Gar Music Hall ( HAREM).

Dita e dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike me shoqërues dhe autobus në dispozicion ku do te vizitohen: Xhamia Blu, Hipodromi, Muzeu i Shën Sofisë, Ura e Gallates, Sarajet e Sulltanit, (Dollma Bahce) Taksim, Camlixha kodra më e lartë e Stambollit. Mbasdite e lire. Darka ne Hotel.

Dita e tretë: Mëngjesi ne Hotel, vizite në EMINNONU stacionin e anijeve dhe Jateve. Udhetim mbresëlënës për dy orë në ngushticën e Bosforit ku do të vizitohen pjesa Aziatike dhe ajo Europiane e Stambollit, kalimi nën urat e varura te Bosforit deri ne Ruhmelitisa, me tej vazhdon vizita ne Shtepine e Vajzes, dhe ne Galeri (supermarketi Modern i Stambollit). Mbasdite e lire. Darka ne hotel.

Dita e katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja drejt Aeroportit te Stambollit.Udhëtim me avion drejt Shqipërisë. Transferta nga aeroporti i Rinasit për në Tiranë.

Në çmim përfshihen:

  • Udhëtimi vajtje – ardhje me avion si dhe transfertat.
  • Udhëtimi me autobuz komod për të gjithë ditët e qëndrimit në Stamboll
  • Akomodimi në hotel me 3 yje për 3 netë në dhoma dyshe dhe treshe
  • Mëngjezi dhe darka për të gjitha ditët e qëndrimit në Stamboll
  • Shoqërues dhe guide ne shqip për të gjitha ditët e qëndrimit
  • Një lundrim me anije në Bosfor për vizituar pjesën Europiane dhe Aziatike.

Në çmim nuk përfshihen:

  • drekat
  • hyrjet neper muzeume
  • cdo gje jashte programit